Ka nisur rinumërimi i 114 kutive të Beratit pas vendimit që mori KAS këtë të enjte. Rinumërimi i votave do të bëhet vetëm sa i përket subjekteve politike. Siç duket nga pamjet, në ambientet e KQZ janë siguruar kushtet e nevojshme që të realizohet ky proces.

Sipas kërkesës ankimore të partive opozitare në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit çka sipas tyre ka ndikuar në mos marrjen e 1 mandati nga LSI.

Diferenca mes Blendi Klosit që mori mandatin e 5 të PS në Berat dhe kandidatit të LSI-së, Ardit Çela është 77 vota.

Partitë opozitare kërkuar rinumërim të të gjitha votave në Berat, por kjo u rrëzua me shumicë votash nga KAS.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Socialiste ishte gati që të kryhej procesi i rinumërimit, por vetëm për kutitë e ankuara.

Ndërkohë, pak para nisjes së procesit të rinumërimit KAS rrëzoi një kërkesë të opozitës, kësaj here sa i përket përsëritjes së zgjedhjeve në Vlorë./tvklan.al