Të parët që morën dozat, mjekët e spitaleve Covid

Motra medicinale, Gabriella Temelkovska dhe mjekja Dobrinka Naumova Jovanovska janë dy personat  e parë që u vaksinuan. Me këtë filloi edhe procesi i imunizimit në vend.

“Unë e pranova vaksinën, ndjehem shkëlqyeshëm dhe i ftoj të gjithë të paraqiten që të vaksinohen… Gjithsesi se ndjehemi më të sigurt se me vaksinim do të ulet numri i të diagnostikuarve të rinj dhe se do të fillojmë të kthehemi në normalitet”.

Fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësore nga Covid qendrat në Shkup. Ministri Venko Filipçe, tha se nuk u vaksinua për shkak se nuk dëshiron që të marr vaksinën kolegëve që janë në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi. Tha se në të ardhmen do të merr vaksinën për t’i siguruar qytetarët se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë.

“Kapaciteti i këtij punkti këtu, në 6 vende pune, është maksimum 500 në ditë. Ne në fillim do të vaksinojmë 300 deri në 350. Pres që për një javë apo 10 ditë të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësor.

Javën e ardhshme pritet që të vijnë edhe 4000 vaksina tjera nga donacioni serb.

Tv Klan