Shënohen incidente të vogla dhe akuza mes partive

Në rrethana të veçanta në kohë pandemie ka nisur procesi i votimit për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Sipas KQZ-së të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat ka nisur me kohë procesi i votimit.

Paradite në veri të Mitrovicës është konstatuar nga KQZ përqindje më e madhe e qytetarëve që kanë dalë për të votuar. Lëvizja Vetëvendosje dega në veri të Mitrovicës ka dorëzuar në PZAP ankesën për thyerje të heshtjes zgjedhore nga Lista Serbe kreu i së cilës ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë kandidatin e tyre.

Ndërsa në Podujevë janë vërejtur parregullsi si fotografim vote por që menjëherë është lajmëruar policia. PDK po akuzon LDK-në dhe LVV-në se po u bëjnë presion votuesve. Edhe kandidatët që synojnë të qeverisin me Podujevën kanë hedhur votën e tyre.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre dy komunave për shkak të posteve që kanë marrë në qeveri.

Tv Klan