Rama: Duhet ritëm i shpejtë për të mbajtur premtimin

Në Thumanë, në zonën që u prek më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku u shembën krejtësisht 3 pallate ndërsa dhjetëra banesa individuale u kthyen të pabanueshme, ka nisur projekti i rindërtimit.

Kryeministri dhe Ministri i Rindërtimit ishin në këtë zonë për të parë nga afër nisjen e punimeve. Rama kërkon ritëm të shpejtë për t’ju përmbajtur premtimit se në fund të Dhjetorit ata që janë aktualisht në çadra të mund të marrin çelësat e shtëpisë.

Zona të tjera të prekura ku janë planifikuar ndërtimi i pallateve dhe ndërtesa individuale janë përcaktuar, veç Durrësit dhe Tiranës dhe në Lezhë e Laç.

Tv Klan