Sejko: Objektivi ynë integrimi në BE, duhet të jemi gati

Banka e Shqipërisë ka filluar procesin e përfarimit të ligjeve dhe rregulloreve të saj me legjistlacionin e Bashkimit Europian. Edhe pse prej vitesh është punuar në këtë drejtim, projekti i ri i binjakëzimit e bën Bankën Qendrore të vendit të tonë që të punojë e të marrë eksperienca nga dy banka të mëdha të Eurozonës: Bankën e Italisë dhe të Gjermanisë.

Programi i ri do të përfshijë 5 fusha kryesore, që nga mbikëqyrja, auditi dhe deri te modernizimi i pagesave.

“Duke shpresuar që pranvera e 2020 do të hapë dritën jeshile të negociatave, dua të siguroj të pranishmit në këtë sallë që Banka e Shqipërisë mbetet një institucion plotësisht i angazhuar në përmbushjen e prioriteteve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian. Objektivat madhorë të përsosjes afatgjatë të institucionit përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullator dhe operacional, me atë të Sistemit Evropian”, tha Guvernatori Gent Sejko.

Procesi i binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë do të përfshijë 8 departamente të saj, të cilat do të adoptojnë formatin e sjelljes dhe mbikëqyrjes që aktualisht përdor Banka Qendrore Europiane.

Tv Klan