Lejohet prokurim i drejtpërdrejtë për pajisjet

6 muaj përpara garës elektorale të 2021, Komisioni Rregullator, pjesë e organit të ri Zgjedhor i ka dhënë ‘ok’ dokumentit që përcakton karakteristikat teknike të sistemit që do të përdoret për identifikimin e zgjedhësve dhe kriteret e qarta për kompanitë që do të futen në garë për të garantuar këtë sistem.

“Ofertuesi i implementimit të sistemit dhe furnizimit të pajisjeve duhet të jetë një kompani me përvojë të suksesshme ndërkombëtare, të gëzojë emër të mirë të njohur botërisht, si dhe duhet të ketë realizuar me sukses implementimin e proceseve të identifikimit dhe/ose votimit elektronik në vende me numër zgjedhësish jo më të ulët se Republika e Shqipërisë. Ofertuesi i implementimit të sistemit nuk duhet të jetë i varur nga asnjë qeveri e asnjë shteti tjetër, as në pronësi dhe as në strukturë”.

Për shkak të kohës së paktë në dispozicion dhe procedurave të shumta që kërkohen është rënë dakord që për blerjen e pajisjeve që do të kryhet identifikimi biometrik të lejohet dhe përdorimi i prokurim i drejtpërdrejtë.

Në mbledhje merrnin pjesë dhe Komisioneri Ilirjan Celibashi dhe zëvendësja e tij, Lealba Pelinku, e cila u vendos nga opozita me detyrën e posaçme për garantimin e teknologjinë në zgjedhje. Në marrëveshjen e 5 Qershorit u ra dakord që në zgjedhjet e 2021 të përdorej identifikimi elektronik.

Tv Klan