Kryeministri Rama ka uruar qytetarët për fillimin e javës duke e shoqëruar postimin e tij me dy foto nga zona e Lumit të Vlorës, që tregon gjendjen e rrugës dikur dhe atë të tanishmen pas rikonstruksionit.

Kryeministri në postimin e tij në rrjetin social Facebook,  jep lajmin se ka nisur puna edhe për Lotin e Dytë e ku po hapet për turistët e për ekonominë e zonës, një thesar i fshehur i natyrës së mrekullueshme shqiptare.

Postimi: MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë natyrë të qetë nga zona e Lumit të Vlorës, ku përfundoi Loti i Parë dhe ka nisur puna për të Dytin, e ku po hapet për turistët e për ekonominë e zonës, një thesar i fshehur i natyrës së mrekullueshme shqiptare, ju uroj një javë të bukur😊./tvklan.al