Do të shqyrtojë çështjet civile që nuk kanë lidhje me shtetin

Pas më shumë se 4 vite pushim Gjykata e Lartë ka rinisur shqyrtimin e çështjeve të mbetura stok. Vëmendjen do ta marrin çështjet civile dhe administrative që nuk kanë palë shtetin dhe që do të gjykohen nga 3 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Në njoftimin për mediat, bëhet me dije se shqyrtimi do fillojë sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate, si dhe ne ambientet e jashtme të saj.

Emërimi i 3 anëtarëve në Gjykatën e Lartë e ka bërë këtë institucion funksional, ku tashmë kanë për detyre shqyrtimin e një mori çështjesh.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën deri me datë 9 nëntor si masë parandaluese ndaj COVID-19. Ky vendim erdhi si pasojë e rritjes se rasteve me koronavirus në këtë institucion.

Në njoftimin e bërë për mediat bëhet me dije se me datat 5, 6 dhe 9 janë pezulluar gjykimet në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, në përjashtim të çështjeve urgjente. Mësohet se ditët e fundit janë shtuar rastet me COVID edhe në Gjykatën e Vlorës dhe atë të Durrësit.

Klan Plus