Nis punën komisioni hetimor për 6 Janarin


Nis punën komisioni hetimor për 6 Janarin

21:15 27/07/2021

Policët që mbrojtën ndërtesën e kapitolit kanë dëshmuar të parët

Katër ndër oficerët e policisë që mbrojtën ndërtesën e Kapitolit ishin të parët që dëshmuan në seancën e parë të komisionit hetimor për sulmin e 6 Janarit. Kryetari i Inteligjencës së Dhomës Adam Schiff tha se ajo që në të vërtetë ndodhi ishte tronditëse.

Një President i ulur amerikan refuzoi të pranonte humbjen në zgjedhjet presidenciale, thirri turmat në Uashington dhe i nxiti për të bllokuar certifikimin e fitores së pasardhësit të tij.

Sipas dëshmitarëve, 6 Janari ishte një grusht shteti ndaj Shteteve te Bashkuara ku ish-Presidenti Trump përshkallëzoi pretendimet e tij se zgjedhjet ishin vjedhur.

Ndërkaq Departamenti i Drejtësisë u hapi rrugën disa ish zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë që të dëshmojnë për ditët kaotike pas humbjes së zgjedhjeve të Nëntorit nga ish-Presidenti Donald Trump. Sipas demokratëve të Presidentit Biden paraardhësi i tij u përpoq në fillim të Janarit të përdorte Departamentin e Drejtësisë dhe mjete të tjera për të çuar përpara pretendimet e rreme që ai kishte fituar zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.

Komisioni hetimor përbëhet nga shtatë kongresmenë demokratë dhe dy republikanë të përjashtuar nga partia Liz Cheney dhe Adam Kinzinger të quajtur si “Republikanët e Nensi Pelosit”. Ky komision hetimor dhe zgjedhja e anëtarëve të tij ka thelluar përçarjet politike mes republikanëve dhe demokratëve të cilët përdorën në këtë rast disa individë nga opozita që tradhtuan ish-Presidentin Trump.

Klan News






Të ngjashme