Liderët politikë bëjnë thirrje për mobilizim

Nga kjo e hënë fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë në Maqedonisë së Veriut. E para do të regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Ky aktivitete në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, amvisërive dhe banesave do të zbatohet deri më 21 Prill.

Me rastin e fillimit të fazës së parë të procesit të regjistrimit, liderët politikë në vend kanë filluar të ftojnë diasporën shqiptare që të regjistrohet.

“Erdhi koha e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Të angazhohemi të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallime, për një proces të suksesshëm të regjistrimit. Nga nesër, më 1 mars e deri më 31 mars, diaspora mund të vet regjistrohet në këtë adresë: https://census.stat.gov.mk/. Më pastaj, në periudhën nga 1 prilli e deri më 21 prill, fillon regjistrimi në vend ku regjistrojmë vetën, familjen dhe të gjithë familjarët në diasporë duke patur në dispozicion vetëm numrin amë të anëtarit të familjes.#regjistrimi2021“, ka shkruar në Facebook kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke shpërndarë udhëzuesin e regjistrimit, bënë thirrje për mobilizimin e mërgatës për t`u regjistruar

“Regjistrohu edhe ti”, shkruan Sela në Facebook.

Edhe kreu i Lëvizjes Besa ka bërë thirrje për mërgatën.

“Mërgatë e nderuar. Na sot fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, i cili do të zgjasë deri më 21 prill 2021. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të regjistroheni dhe njëkohësisht t’i njoftoni të gjithë të afërmit tuaj. Regjistrimi bëhet në linkun e mëposhtëm: https://census.stat.gov.mk/“, thotë Kasami në thirrjen e tij.

Klan Macedonia