Sa banorë ka Shqipëria? Sipas një të dhëne të djeshme sipas institutit të informatizimit, duhet të jenë mbi 5 milion. Prej vitesh nuk ka regjistrim të popullsisë tek ne. Para dy vitesh, Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të regjistruar të papunëtm, ka mbledhur të dhëna nëpër gjendje civile. Në atë regjistrim ka dalë 3.5 milion shqiptarë mbi 16 vjeç. Ndërsa Instituti i Privatizimit parashikon jo më shumë se 2.1 milion votues.

Ndërsa për shifrat e vitit 1998, vërehen se duhet të jenë bërë gabime. Ndër të tjera janë shënuar dy herë dhe ata që janë shpërngulur nga njëra zonë në tjetrën dhe janë vendosur dhe emigrantët. Ndërkohë brenda këtyre dy javësh listat e votuesve duhen përfunduar. Në mes të gushtit ato duhet të nisen për në Kanada për tu përgatitur kartat e votuesve, por sa karta do të bëhen? 2.1 milion apo 3,5 milion, këtë po e vendos kompjuteri./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti