BSH: 1.32 trilionë Lekë kursime, më pak para jashtë bankave
Ecuria e mirë e ekonomisë në vend, stabilizimi i çmimeve, rritja e punësimit dhe pagave ka bërë që qytetarët shqiptarë por edhe bizneset të mos i drejtohen më bankave të nivelit të dytë për të financuar shpenzimet e tyre.
Kështu, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia për ekonominë arriti në 711 miliardë Lekë për muajin Janar me një rënie prej 4.5% krahasuar me muajin Dhjetor 2023, por në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ajo ka shënuar rritje me 4.1%.
Edhe flukset e reja të kredive të aprovuara nga bankat vetëm për Janarin kanë shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me muajin Dhjetor, në nivelin e 93%, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredidhënia e re është rritur me 41.3%.
Sipas Bankës së Shqipërisë rënia e totalit të kredisë është reflektuar si në monedhën vendase ashtu dhe në valutë të huaj.
Paralelisht me kredimmarrjen treguesit e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje rekord të depozitave. Për muajin Janar paratë e kursyera arriten në 1.32 trilionë Lekë me një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe paraja jashtë bankave ka shënuar rënie krahasuar me muajin e fundit të viti që lamë pas, duke arritur në 618 miliardë Lekë.
Tv Klan