Veliaj: Ka ardhur koha që të jetë dinjitoze si të tjerat

Ka nisur rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në kryeqytet. Gjatë inspektimit të punimeve Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj: Jam krenar se nuk do presim sa të vijnë zgjedhjet për të mbajt premtimet.

Veliaj thotë se punimet nuk do të zgjasin shumë në kohë.

“Ka ardhur koha që shkolla të jetë dinjitoze si të gjitha shkollat e tjera. Shpresoj që koha e ndërtimit do jete e shkurtër por na duhet të bëjmë një ndërtik cilësor, do bëjmë përforcim të mureve mbajtëse.”

Për Veliajn rikonstruksioni i shkollës do të rrisë edhe vlerën e pronave përreth.

“Besoj fort se ndërtimi i një shkolle të mirë, edhe çibanët e fundit që kanë ngelur në komunitet ndoshta do t’i bashkojë në një zhvillim të konsoliduar për t’i rritur vlerën akoma më shumë pronës”.

Shkolla “Avni Rustemi” ka një kapacitet prej 850 nxënësish.

Tv Klan