Veliaj: Investime në çdo lagje, njësoj si me Piramidën dhe Teatrin e Ri

Pas sistemimit të tregut elektrik, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për rikualifikimin urban të të  gjithë bllokut të banimit i cili do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.

“Ky është investimi më i madh në Njësisë 2; Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër konteinerë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”.

Investimet sipas kryebashkiakut nuk do të ndalen për Tiranën.

“Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish-Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet”.

Parku Rinia është investimi i fundit i bashkisë që pritet të hapet për qytetarët në 1 Qershor.

Tv Klan