Shkolla e Dervenit 1 nga 129 institucionet arsimore

Shkolla e Dervenit në Fushë-Krujë ka hapur ciklin e rindërtimit të 129 institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar.

Kryeministri pasi pa projektin për këtë shkollë të ciklit 9-vjeçar thotë se diferenca mes asaj që ishte dhe asaj që do të jetë është lehtësisht e dukshme.

Ministri i Rindërtimit dhe kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit shpjegojnë dhe ecurinë e programit të rindërtimit peër banesat individuale dhe pallatet.

Në programin e rindërtimit do të përfshihen afro 130 kompani ndërtimi në mënyrë që procesi të mos pengohen nga volumi i punës dhe të përfundojë brenda afatit të vendosur, viti 2021.

Tv Klan