Rama-Ahmetaj: Duhet të përfundojë më 26 Nëntor

Shkolla 9 vjeçare e Sukthit është një nga 4 objektet arsimore që do t’i nënshtrohet rindërtimit të plotë.

Vetë kryeministri ka vendosur si afat datën 26 Nëntor të këtij viti për të përfunduar, ditën kur mbushet një vit nga goditja sizmike që i ktheu me qindra banesa e objekte të tjera publike e private në të pabanueshme.

“Në 26 duhet të mbarojnë…”

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, zgjodhi të japë një dorë personalisht, si shembull se angazhimi duhet të jetë maksimal që të kapen afatet.

Ahmetaj lajmëron se brenda javës së ardhshme bashkia e Tiranës dhe fondi i zhvillimit do te hapin tenderin për ndërtimin e banesave individuale.

T v Klan