Ahmetaj: 143 objekte arsimore po bëhen nga e para

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka parë nga afër punët që po bëhet për rindërtimin e kopshtit dhe shkollës Halit Çoka në Kamëz.

Sipas Ahmetaj 1600 nxënës dhe fëmijë do të jenë pjesë e kësaj shkolle, të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ahmetaj theksoi se janë në proces ndërtimi 143 objekte arsimore.

“Sot mund ta them që jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit të objekteve arsimore”, tha Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit u shpreh se shumë shpejt objektet arsimore do të jenë në shërbim të të gjithë nxënësve.

Tv Klan