Në Shijak ka nisur shembja e ndërtimeve të dëmtuara më rëndë nga goditja sizmike e fund Nëntorit të shkuar. Nisjen e procesin të shembjes e ka ndjekur dhe Kryeministri Rama.

Në Shijak janë klasifikuar 18 pallate që do të shemben dhe disa dhjetëra ndërtesa të ulëta, mes të cilave dhe institucione shtetërore.

Janë afro 450 familje që banojnë në këto ndërtesa që aktualisht marrin bonusin e të pastrehëve nga bashkia e këtij qyteti.

Tv Klan