Partitë opozitare akuzojnë se ka patur parregullësi dhe tjetërsim të tyre

 Qysh në mëngjes ka nisur rinumërimi i 12 vendvotimeve që përfundoi brenda 4 orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim për rimumërimin e këtyre votave pasi gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillit të vendvotimit.

Por, Aleanca Kosova e Re ka kërkuar rinumërimin e të gjitha votave. Kjo parti e cila në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dyshon se janë manipuluar votat e kandidatëve brenda gjatë numërimit.

“Ne nuk kemi pasur njerëz që do të na e ruanin votën. Kemi qenë nën mëshirën e komisionerëve të LDK-së,” tha sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.

Ndërkohë kreu i kësaj partie Behxhet Pacolli ka paralajmëruar se nuk do të jetë bllokues në Kuvend gjatë zgjedhjes së presidentit nëse prezenca e tij është ajo që e ndryshon situatën.

Klan News