Mbi 50 bukuroshe nga e gjithë bota finaliste te natës së 15 Tetorit

 “The Miss Globe 2022” një nga 5 eventet me te rëndësishme te bukurisë botërore ka zbarkuar ne Shqipëri. Nëpërmjet portës me te madhe hyrëse Aeroportit “Nene Tereza”, mbi 50 vajza të reja e sharmante përfaqësuese te shteteve te tyre mbërritën për të ngritur siparin e kësaj gare të madhe bukurie e për t’i shtuar bukurinë e buzëqeshjen Shqipërisë, e veçanërisht Tiranës

Në vitin e kryeqytetit Evropian te Rinise, sipas programit te mirëpërcaktuar nga “Deliart Association” organizator i eventit prej 19 vitesh dhe mbajtjes i patentës botërore prej vitit 2017, konkurrentet startuan menjëherë me fotot për Revistën Zyrtare te këtij edicioni.

Gjithashtu ka mbërritur ne Shqipëri prej 3 ditësh edhe mbajtësja e kurorës se vitit te shkuar, mbretëresha e Globit 2021, Mauren Montagne nga Filipine e cila u xhirua nga ekipi  i operatoreve tanë për spotin final te 15 Tetorit ne sallën dhe ambientet e Teatrit te Operas dhe Baletit.

Ky edicion i veçante i këtij viti i shton Bashkisë së Tiranës nje buqete te bukur aktivitetesh artistike ne kuadrin e kryeqytetit europian te rinise duke e shndërruar ne naten finale te kesaj gare te madhe bukurie ne kryeqytetin e Bukurisë Botërore. Për here te pare ne historinë e eventeve të bukurisë botërore një gare e tille shkrihet e behet bashke me muzikën operistike.

Klan News