Nis Samiti i Dubrovnikut

Nis Samiti i Dubrovnikut

10:34 12/04/2019

Në Dubrovnik zhvillohet sot samiti ekonomik mes Kinës dhe vendeve Ballkanit Perëndimor e Europës Lindore.

Pjesëmarrës në të ashtuquajturën platformë të bashkëpunimit “16 plus 1” është edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe liderët e 4 vendeve të tjera të rajonit.

Në samit merr pjesë edhe kryeministri kinez, Li Kecjang.

Këto vende janë pjesë e projektit prej 1 triliardë dollarësh të investimeve në infrastrukturën rrugore e detare.

Përmes këtyre investimeve, Kina synon të përmirësojë infrastrukturën e vendeve përmes të cilave kalojnë eksportet e saj drejt perëndimit.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo