Qeveria dorëzon dosjen, Presidenca kërkon kohë të njihet

Gjykata Kushtetuese nisi këtë të enjte shqyrtimin e kërkesës së Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë si dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesi i qeverisë, që është pala e interesuar, kishte depozituar ditën e djeshme një material prej 360 faqesh ndaj dhe këshilltari i Presidentit kërkoi kohë për t’u njohur me këto dokumente.

Po ashtu presidenca kërkoi dhe rreth 20 dokumentë si prova shtesë nga Bashkia e Tiranës lidhur me projektin për teatrin si dhe thirrjen në cilësinë e dëshmitarëve të 14 personave përfshirë kryebashkiakun Veliaj, por dhe përfaqësues të Europa Nostra-s.

Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Presidencës për thirrjen e dëshmitarëve ndërkohë që ka lënë afat që brenda datës 8 Qershor të sillen edhe prova shtesë. Seanca e radhës u caktua data 15 Qershor.

Tv Klan