Parlamenti po zhvillon seancën parlamentare ku do të votohet për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta.

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, po prezanton në Kuvend raportin me shkeljet e Presidentit.

Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas mazhorancës shkelnin Kushtetutën. Për shkarkimin e Presidentit duhet një shumicë e cilësuar prej 94 votash.

Nëse Parlamenti vendos shkarkimin e Ilir Metës, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit. /tvklan.al