Krivokapiç: Fokusi tek ekonomia dhe anëtarësimi në BE

Në parlamentin e Malit të Zi ka nisur seanca për votëbesimin e qeverisë së re. Kryeministri i mandatuar Zdravko Krivokapiç paraqiti programin e qeverisë së re fokusuar tek ekonomia dhe antarësimi në Bashkimit Evropian.

Seanca pritet të zgjasë më shumë se një ditë, pasi Krivokapiç ftoi të gjithë deputetët të diskutojnë për përmirësimin e programit.

Shqiptari Dritan Abazoviç do të mbajë postin e zv/kryeministrit dhe jo të ministrit të mbrojtjes, siç diskutohej më parë.

Kjo është qeveria e parë në tri dekada që nuk do të drejtohet nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Milo Gjukanoviç. 

Tv Klan