Humbje për Manchester United, fiton Dortmund

Sezoni i ri i Seria A, nisi me dy sfida. Fitorentina mundi Torinon ndërsa në ndeshjen e mbrëmjes Verona barazoi me Romën pa gola. Marash kumbulla u rikthye në stadiumin ku u rrit si futbollist por këtë ndeshje e pa nga stoli. Raste të humbura nga të dyja skuadrat, sidomos nga skuadra e kryeqytetit të cilën nuk e ndihmoi as fati.

Në Premier League Mancherster United humbi në Old Trafford përballë Chrystal Palace. Djajtë e kuq u mposhtën 3-1. Kjo nisje e sezonit nuk është shumë ndryshe nga përfundimi i kampionatit të fundit.

Pozita e trajnerit Solskjaer është ende në dyshim, aq më tepër që këtë vit gara për titullin kampion do të jetë më e ashpër. Manchester United shfaqi anomali si në fazën mbrojtëse edhe në atë sulmuese. Ndërhyrjet duhet të jenë të menjëherëshme nga ana e stafit teknik.

Borussian Dortmund nuk e pati të vështirë në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Duke mundur 3-0 Borussian e Moenchengladbach. Dy gola të sfidës u shënuan nga Haaland ndërsa një tjetër nga i riu Giovanni Reyna.

Tv Klan