Ekipet pretendente gjejnë fitoret e para

Manchester City fitoi thellë 5-0 ndaj West Ham. Kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur titullin kampion.

Gabriel Jesus shënoi në mesin e pjesës së parë ndërsa në të dytën realizoi dy herë Stërling. Aguerro shënoi të katërtin me penallti ndërsa në minutat shtesë Stërling gjeti golin e fundit për Manchester City. 

Burnley fitoi 3-0 në fushën e vet ndaj Southampton. Golat për të zotët e shtëpisë erdhën në pjesën e dytë, dy nga Ashley Barnes dhe një nga Johan Gudmundson

Sezoni i ri i Premier League nisi mbrëmjen e së enjtes me gola dhe spektakël në ndeshjen që Liverpool fitoi ndaj Norwich. The Reds u konfirmuan se edhe këtë sezon do të bëjnë gjithçka për të zbritur Manchester Cityn nga froni dhe për të fituar një titull kampion që u mungon prej 3 dekadash.

Në Anfield Road djemtë e Klopp e hipotekuan fitoren që në 45 minutat e para. Autogoli i Hankey i dha start goleadës së Liverpoolit sepse brenda fraksionit të parë shënuan Salah, Van Dijk dhe Origi.

Tv Klan