“Sfida e Gatimit” është emisioni më i ri që nisi sot rrugëtimin në Televizionin Klan. Me garuzhde dhe mjete të tjera kuzhine në duar, shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela kanë nisur plot energji emisionin e tyre të ri.

Që në nisje, dy shefat zbuluan të tjera detaje mbi emisionin dhe një ndër to ishte fakti se ushqimet nuk do t’i vlerësojnë ata, por një gjyshe nga Tirana me emrin Nadia.

Sfidueset e puntatës së parë ishin dy motra, Etleva dhe Rezarta Merko. Etleva është me profesion mësuese dhe motra e saj studente e Inxhinierisë.

“Nuk mund të vinim pa bërë zhurmë. Na falni për vonesën, por më në fund ia dolëm të mbarojmë studion. Jemi tek “Sfida e Gatimit” dhe kemi shumë gjëra të bukura për të bërë në këtë sezon të ri në Tv Klan. Personat që do të marrin pjesë në emision kanë një buxhet prej 5 mijë lekësh të vjetra dhe do të vijnë me produktet që vetë kanë blerë. Ne do të jemi në ekran nga dita e hënë e deri të enjten sepse të premten do bëjmë gjëra të tjera që do t’i shpjegojmë më vonë dhe ju do të mësoni nga dy receta çdo ditë”,

tha Alfio.

https://youtu.be/H59bOvo6AJI?t=16s

Ndërkohë Indriti shtoi se çdokush mund të marrë pjesë në emision, mjafton të aplikojë në rrjetet sociale. Ai tha gjithashtu se personat të cilët do të fitojnë 4 puntata rresht do të shpërblehen me 100 mijë lekë të vjetra blerje në supermarket.

“Do ketë shumë surpriza, shumë të ftuar, por kësaj radhe të ftuarit nuk do të jenë VIP-a, siç jeni mësuar të shihni në televizionet shqiptare, por do të jenë njerëz të thjeshtë.  Çdokush mund të marrë pjesë në “Sfida e Gatimit”, mjafton të bëni një kërkesë në rretet sociale. Personat të ciët do të fitojnë 4 puntata radhazi do të shpërblehen me një çmim 100 mijë lekë të vjetra blerje në supermarket”,

tha Çela.

/tvklan.al