Shemben 39 objekte në qarkun e Durrësit

“67 familje kanë banuar në këtë godinë të Qytetit Studenti por u zhvendosën nga këtu që pas tërmetit të 26 nëntorit…

Banorët do të trajtohen me bonus qiraje për 1 vit nga bashkia. Godina numër 15 u shpall e  pabanueshme nga ekspertet dhe për ketë arsye inpsektoriati kombëtar i mbrojtjes se territorit e ka shkatërruar plotësisht në mënyrë të kontrolluar.

Ndërsa në qarkun e Durrësit ka arritur në 39 numri i godinave të shembura. Pas akt-eksperizmit të bërë, ato u shpallët në pabanueshme dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Numrin më të madh në godinave të shembura e mban bashkia e Durrësit me 27 objekte e ndjekur nga Thumana dhe Kruja. Ndërkohë në terren vijon puna për të verifikuar sigurinë e objekteve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas të dhënave që jep Shtabi i emergjencave i ngritur në Durrës ku 182 banesa dhe pallate janë vlerësuar me dëme, por të banueshme për qytetarët.

Ekspertët kanë vlerësuar në 24 orët e fundit edhe 36 banesa të tjera të pabanueshme dhe 9 pallate. Edhe në Krujë janë 104 banesa ku është ndaluar hyrja e qytetarëve. Godina të pabanueshme ka edhe në Shkodër dhe Lezhë.

Shtabi i Emergjencave raporton se 4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. Në Manzë 81 banorë janë akomoduar në njësi lëvizëse ndërsa disa banorë kanë ofruar shtëpitë e tyre për të pastrehët.

Tv Klan