60 godina banimi janë shpallur të pabanueshme

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për shembjen e 7 pallateve në lagjen nr 4 në Laç të cilat rrezikonin jetën e banorëve.

Nga këto godina jetonin rreth 100 familje të cilat janë akomuduar në shtëpi me qira.

Në total në këtë qytet janë shpallur të pabanueshëm nga grupet e inspektimit, 60 pallate.

Dhe spitali në këtë qytet do të shembet. Kryeministri Rama premtoi se rindërtimi do të përfundoj brenda pranverës.

E ndërsa në Laç vijon prishja e godinave të pabanueshme, në Durrës ky proces është ndërprerë. Pallatet e klasifikuara të pabanueshme në inspektimin e parë do t’i nënshtrohen një tjetër verifikimi para se të merret vendimi përfundimtar për prishjen ose jo të tyre.

Në total në këtë qytet janë shembur deri tani 74 objekte, dy prej të cilave pallate 5 dhe 6 katësh, shtëpi banimi, hotele, shkolla 9-vjecare Neim Babameto në Spitalle etj.

Tv Klan