Sapo kanë nisur shitjet e modelit të ri iPhone XR, Apple nis ftesat për eventin e radhës. Të premten e 19 Tetorit modelet e reja të iPhone kanë mbërritur në dyqane dhe nga data 26 Tetor këto telefonë do të mund t’i keni në duart tuaja.

iPhone XR është modeli më i shtrenjtë i Apple, versioni 64 GB kushton 749 $. Ndryshimet mes modeleve të reja të iPhone janë tek përmasat e telefonit, ngjyrat dhe kamera.

Si në çdo event, Apple na prezanton me një version ndryshe të logos, deri tani janë më shumë se 300 versione dhe shprehja e eventit të radhës është “There’s more in the making”, “Ka më shumë për të bërë”.

Flitet se në këtë event do të prezantohet modeli i ri i iPad, i cili do të jetë i ngjashëm me iPhone X, gjithashtu është folur për një version më të lirë të Macbook.

/tvklan.al