Në Indi, vend i cili po përballet me një valë të dytë të Covid dhe situata është alarmante, ka nisur shitja e ilaçeve në treg të zi.

CNN raporton se tashmë kur i gjithë vendi kërkon Remdesivir, ilaç që shihet se shërues i Covid, ka nisur dhe shitja e tij në tregun e zi me çmim disa herë më të lartë.

Policia e këtij vendi ka njoftuar se ka goditur disa raste të shitjes së paautorizuar të këtij ilaçi. Çmimi zyrtar i ilaçit është vendosur në rreth 12-47 Dollarë, sipas një memorandumi qeveritar në 17 Prill.

Tre persona u arrestuan kohët e fundit duke u përpjekur të shesin ilaçin për 266 Dollarë. Një zyrtar tjetër i policisë tha se katër punonjës të një spitali u arrestuan ndërsa u përpoqën të shisnin Remdesivirin për 200 Dollarë.

Po ashtu njoftohet se shitja e ilaçit po bëhet dhe në internet, ku qytetarë të ndryshëm kërkojnë këtë medikament për të afërmit e tyre që janë të sëmurë./tvklan.al