Manastriliu: Nga e diela nis vaksinimi masiv +70 vjeç

Me mbërritjen e vaksinave kineze Sinovac të dielën do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në të gjithë vendin, fillimisht për perosonat mbi 70 vjeç.

Lajmin e bëri te ditur Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të kushteve të ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik.

“Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”.

Vaksina kineze është e favorshme në ruajtje por edhe në përdorim.

“E sigurtë dhe efektive”. Kjo është përgjigja që jep për vaksinën Sinovac përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj.

“Është një vaksinë e sigurt. Është një vaksinë që ka marrë autorizimin e përdorimit në vendin e vetë, gjithashtu dhe në 22 vende të tjera. Janë me miliona doza të administruara dhe nuk ka pasur asnjë lloj efekti anësor. Është shumë e ngjashme me vaksinat e gripit. Pra si praktikë, si teknologji ndryshon nga AstraZeneca dhe Pfizer, por është e ngjashme me atë të gripit, që është një teknologji e mirënjohur tashmë”.

Vaksina Sinovac, administrohet në dy doza me 4 javë ndërmjet njëra-tjetrës. Me 192 mijë dozat e mbërritura të enjten synohet të vaksinohen 500 mijë qyetarë deri në Qershor.

Krahas vaksinës kineze, nga kjo e premte ka nisur edhe injektimi i vaksinës Sputnik V tek të moshuarit.

Tv Klan