Vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit dhe AstraZeneca ka filluar të shpërndahet në të gjithë Anglinë. Mediat vendase bëjnë me dije se vaksinimi do të kryhet në qindra qendra.

Bëhet me dije se ky është programi më i madh i vaksinimit në historinë e Britanisë së Madhe dhe synohet që të arrihet një rezultat pozitiv në luftën kundër COVID-19.

Deri në mes të muajit Shkurt synohen që të vaksinohen mbi 13 milionë qytetarë, nga katër grupet kryesore të riskut. Edhe pse duket se vaksinimi po kryhet me ritme të shpejta, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se nuk ishte i kënaqur dhe duhej punuar më shpejt.

Kritika ka pasur dhe nga zyrtarë të tjerë, të cilët kanë deklaruar se nuk janë të qartë se si do të jetë i gjithë procesi i vaksinimit në javët në vijim.

Udhëheqësit në Birmingham kanë paralajmëruar se rezervat e vaksinës Pfizer-BioNTech do të mbarojnë të Premten dhe se ata nuk kanë asnjë furnizim nga vaksina tjetër e Oxford-Astra Zeneca./tvklan.al