Një nga projektet më të mëdha shkencore të shekullit të 21-të, do të nisë ditën e sotme fazën e ndërtimit.

“Square Kilometre Array (SKA)” do të jetë radioteleskopi më i madh në botë që pritet të përfundojë në vitin 2028. Teleskopi do të ju japë përgjigje disa nga pyetjeve më të mëdha në astrofizikë. Ai do të kryejë testet më të sakta të teorive të Ajnshtajnit dhe madje do të kërkojë për jashtëtokësorë.

Delegacionet nga 8 vende që po udhëheqin projektin, po marrin pjesë në ceremoni në Murchison në Australinë Perëndimore dhe në Karoo të Kepit Verior të Afrikës së Jugut. Kur të mbarojnë festimet, atëherë do të nisë zyrtarisht ndërtimi i teleskopit.

“Ky është momenti që bëhet realitet. Ka qenë një udhëtim 30-vjeçar. 10 vitet e para kishin të bënin me zhvillimin e koncepteve dhe ideve. 10 të dytat u shpenzuan duke bërë zhvillimin e teknologjisë. Dhe më pas dekada e fundit kishte të bënte me dizajnin e detajuar, sigurimin e vendeve, marrjen e qeverive që të bien dakord për të themeluar një organizatë traktate (SKAO) dhe sigurimi i fondeve për të filluar”, tha Prof Phil Diamond, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Square Kilometer Array./tvklan.al