Nis viti i ri shkollor

Nis viti i ri shkollor

09:02 16/09/2019

24 mijë fëmijë ulen në banka për herë të parë

Janë zgjuar herët duke lënë pas pushimet dhe gjumin. Shkolla “1 Maji” në Tiranë gumëzhin nga nxënës, mësues e prindër në këtë fillim të vitit të ri shkollor.

Ritakimi me shoqet e shokët mbetet po aq special sa dëshira për të mësuar fort. Pavarësisht viteve, emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten të njëjta. Janë 385 mijë nxënës në të gjithë vendin që sot i janë drejtuar bankave të shkollës.

Kureshtarë dhe konfuzë janë vogëlushët që ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Në disa prej fëmijëve lexohet gëzim. Të tjerë, e panjohura i tremb.

Mësuese Antoneta përpiqet t’i qetësojë të vegjëlit dhe prindërit e tyre. Thotë se emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten gjithmonë të njejta.

Janë 24 mijë vogëluëshë në të gjithë vendin që nisën këtë të hënë rrugën e dijes. Për të rritur sigurinë e nxënësve në shkolla, edhe Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash.

“Janë mbi 800 efektive policie të vendosur në institucionet arsimore per të siguruar mbarëvajtjen“, tha Albert Dervishaj, drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik.

Në të gjitha shkollat këtë vit do të angazhohen edhe oficerë sigurie për të shkamngur incidentet në ambinetet arsimore.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori