Nis spektakli ‘Dance With Me Albania 6’

Nis spektakli ‘Dance With Me Albania 6’

20:54 23/09/2019

Ka nisur në Tv Klan sezoni i 6-të i spektaklit “Dance With Me Albania” nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

Anëtarët e jurisë do të jenë Valbona Selimllari, aktori dhe moderatori i emisionit “Stop” Gentjan Zenelaj i cili vjen për herë të parë në panel, si dhe prima balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Enada Hoxha.

Janë 5 çifte që do të marrin pjesë në edisionin e 6-të të ‘DWM’. Ata janë Kejvina Kthella dhe Eduart Ndocaj, Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj, Eva Murati dhe Ermal Peçi, Eliona Pitarka dhe Mateus Frroku, si dhe Era Rusi e Florian Agalliu, të cilët do të garojnë për çmimin e madh!

Drejtuesja e speklaklit, Alketa Vejsiu u shpreh se qëllimi i këtij programi është argëtimi dhe jo informimi.

Në të vërtetë jam shumë e gëzuar sot për një gjë. Ky tërmeti na ka bërë një shkundje shumë të madhe të ndërgjegjies tonë të lëkundur. Ne njerëzit jemi në të vërtetë natyra egoiste në thelb dhe shumë ambiciozë, dhe gjithmonë kujdesemi më shumë për të tjerët se sa për veten edhe shqetësohemi më shumë për atë që të tjerët kanë e më pak për atë që kemi dhe jemi. Mendoj që pas kësaj shkundje natyrore që ndodhi këtë vit, kemi dalë të gjithë në një përfundim që, edhe pse jetojmë në një kasolle, në një apartament më komod apo në një vilë më të privilegjuar, në fund të ditës të gjithë njerëzit përpara forcave të natyrës janë të barabartë. Janë njësoj, ndaj ka qenë një moment i mirë reflektimi për të gjithë ne ky moment paniku për të kuptuar edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të mbrojmë gjërat tona të shtrenjta. Kështu që duhet të jemi të kënaqur që Zoti këtë herë nga kurseu, Shqipërisë nuk i duhej një shkundje si kjo. Sot të gjithë kemi mundësinë që pa panik, pa dramë, pa shqetësim, të vallëzojmë. Kemi mundësi që të kërcëjmë, jemi gjallë, mund të ndiejmë ngjyrat e televizionit të këtij programi argëtues, i cili nuk ka qëllim të kulturojë, të informojë, të investigojë, të merret me aktualitetin në vijë të parë, por ka një qëllim shumë të lehtë, ai që na duhet të gjithëve pas ditëve të ngarkuara të punës dhe fillimit në ditën e parë të javës, të argëtojë! Prandaj jemi këtu që t’ju argëtojmë të gjithëve. Gjithëkush që pretendon diçka më shumë se sa kaq, ky nuk është programi i duhur”, tha Alketa Vejsiu. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi