Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  kanë nisur një takim mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel.

Ata takohen në kuadër të një mëngjesi pune të organizuar nga shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Komisionit, Evropian Maja Kocijançiq ka thënë një ditë më parë se dy presidentët do të  shkëmbejnë pikëpamjet e tyre në Bruksel rreth vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pasur parasysh marrëveshjen e korrikut për fillimin e përgatitjes së një “faze të re të dialogut”.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogerini do të jetë nikoqire e takimit joformal midis presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi” , tha ajo, e cituar nga Klan Kosova.