Partitë e djathta, thirrje për bojkot 

Janko Baçev tani në krye të koalicionit të ri me emër “Nuk e hap derën” u bën thirrje të shpërngulurve nga vendi të mos vetëregjistrohen në regjistrimin e popullatës dhe të amvisërive, që për diasporën fillon prej nesër. Qëllimi i tij është që regjistrimi të jetë i pasuksesshëm. 

“Në kushte normale kur regjistrimi vërtetë do të ishte operacion statistikor kjo do të ishte mirë, megjithatë ne e dimë se për regjistrimin në mes Zaevit dhe Ahmetit është arritur marrëveshje. Për përqindjet është arritur marrëveshje dhe prej këtu ne këtë regjistrim mund ta bëjmë të pasuksesshëm vetëm në qoftë se masivisht nuk regjistrohemi. Atëherë askush nuk do të besojë se numër aq i vogël i maqedonasve jetojnë në shtet.”

Përndryshe Qeveria dhe Enti për Statistika u kanë bërë thirrje shtetasve të shpërngulur nga vendi, prej nesër, 1 Mars, të regjistrohen vetë, përmes ueb-aplikacionit të posaçëm, që pas 21 Prillit kur do të zbatohet regjistrimi edhe për popullatën rezidente, përfundimisht të ketë pasqyrë reale për numrin e banorëve në vend dhe jashtë tij.

Opozitarja VMRO-DPMNE grumbullon nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim në Kuvend, ndërsa prej sot është mbështetur edhe nga lideri i partisë së djathtë dhe pro-ruse “Maqedonia e vetme”.

Klan Macedonia