Nis të shtunën në Tv Klan seriali i jashtëzakonshëm “Fauda”

Posta

Nis të shtunën në Tv Klan seriali i jashtëzakonshëm “Fauda”

17:52 30/10/2019

Për herë të parë në një televizion shqiptar, një serial i jashtëzakonshëm… “Fauda”, prodhimi më i suksesshëm izraelit, tani në Tv Klan.

Një serial thriller-aksion i fuqishëm për botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit.

Një konflikt i hershëm. Dy anët e të njëjtës histori.

Në këtë realitet, në këtë vend, në këtë luftë, çdo gjë është personale.

Histori njerëzore në të dy anët e konfliktit Izrael-Palestinë.

Seriali më i bujshëm botërisht sepse bazohet në eksperiencën personale të 2 ish-agjentëve, pjesë e shërbimit sekret izraelit, të cilët janë skenaristët dhe njeri edhe ne rol kryesor (Lior Raz).

Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin aktori më i mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale.

Një fenomen televiziv botëror me shifra rekord shikueshmërie në “Netflix”, tani premierë ekskluzive në Tv Klan.

“Fauda” (Kaos) rrëfen historinë e dy anëve të konfliktit Izrael-Palestinë. Doron, kreu i njësisë të shërbimit sekret izraelit, i infiltruar në territoret pelestineze sëbashku me skuadrën e tij, në ndjekje të terroristit të Hamasit, Abu-Ahmed. Në anën tjetër jeta e Abu-Ahmed dhe familjes se tij. Një terrorist shumë i kërkuar, i cili akuzohet për vrasjen e 143 izraelitëve, nuk e pranon shtetin e Izraelit dhe që do të vazhdoje deri në vdekje të jetë një xhihadist.

Seriali më i mirë ndërkombëtar i shpallur nga “The New York Times”, “Fauda”, nga e shtuna (2 Nëntor ora 20:05), në ekranin e Tv Klan. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi