8 kandidatë për drejtorin e BKH-së para poligrafit

Testi i poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës, u aplikua paraditen e së martës për herë të parë në Shqipëri me 2 prej 8 kandidatëve që garojnë për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë 5 ekspertë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të testojnë në ditët në vijim edhe 6 kandidatët e tjerë që janë kualifikuar për në fazën finale nga SPAK.

Poligrafi do të ndihmojë komisionin të krijojë bindjen për të zgjedhur kandidatin më të mirë, ndërsa testi zhvillohet në mjediset e zyrave qëndrore të Operacionit Forca e Ligjit.

Tv Klan