Ky është Robert Berger një 69-vjeçar nga Kalifornia cili për të rritur jetëgjatësinë po konsumon prej muajit Mars këtë pilulë. Për gazetën prestigjioze amerikane The New York Times ai ka rrëfyer se pas marrjes së rapamicinës ndihet sikur ka më shumë energji.

Në një artikull të dedikuar këtij ilaçi që përdoret kryesisht për pacientët pas transplantimit të organeve disa ekspertë thonw se mendojnë pilula mund të ngadalësojë procesin e plakjes; e ndërsa të tjerë besojnë se rrit jetëgjatësinë duke vonuar apo edhe duke parandaluar shfaqjen e sëmundjeve vdekjeprurëse të lidhura me moshën.

Dëshmitë e atyre që e kanë përdorur flasin për një shëndet më të mirë të mishrave të dhëmbëve apo dhe rënie të dhimbjeve të përgjithshme të trupit. Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 100 njerëz tregon që përdoruesit kanë raportuar se ndjenin që shëndeti i tyre në përgjithësi ishte përmirësuar.

Deri më sot hulumtimet janë më premtuese te kafshët pasi kanë provuar se rapamicina rrit jetëgjatësinë e minjve. Megjithatë në artikullin e The New York Times thuhet se shqetësimi më i madh i disa ekspertëve të jetëgjatësisë janë efektet anësore pasi ilaçi mund të dobësojë sistemin imunitar.

Tv Klan