Duhet 18 muaj për të vërtetuar suksesin

Xhenifer Holler është vullnetarja e parë, të cilës i injektohet vaksina e krijuar nga firma farmaceutike amerikane ‘Modera’. Kjo kompani është e para në Shtetet e Bashkuara por edhe në gjithë botën që aplikoi për kryerjen e testeve tek njeriu të vaksinës së krijuar kundër koronavirusit.

Testimi po kryet në Siatëll të shtetit federal të Uashingtonit dhe ka nisur para kohe, pasi parashikohej të fillonte më 19 Mars. Vaksina do t’u injektohet në total 45 vullnetarëve të shëndetshëm.

Faza e parë do të tregojë nëse vaksina shkakton efekte anësore të rrezikshme për shëndetin. I gjithë testimi parashikohet të zgjasë 18 muaj dhe nëse rezulton i suksesshëm, vetëm pas kësaj periudhe do të nisë prodhimi për të imunizuar popullatën e gjithë globit kundër COVID-19 me një shkallë tepër të lartë përhapjeje.

Në Klivlend të Ohaios ka nisur të aplikohet testimi në masë i popullsisë, sipas planit të administratës së Presidentit Donald Tuamp për të kryer sa më shumë teste ndaj kujtdo që dyshon se është i infektuar, duke ndjekur kështu modelin e Koresë së Jugut.

Ditën e parë dhjetëra automjete me qytetarë që duan të bëjnë testin kanë qëndruar në radhë të gjata. Kampioni merret për pak minuta, ndërsa rezultatet dalin për 8 orë. Masa synon identifikimin dhe vendosjen në karantinë sa më shpejt të personave të prekur, për të ulur nivelin e infektueshmërisë tek të tjerët.

Tv Klan