Stacioni më i ri televiziv dedikuar informacionit

Ekrani më i ri ndër televizionet shqiptare, i gjithi i dedikuar lajmit. Duke nisur nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në mesnatë, për afro 18 orë transmetime Live, Klan News do të jetë frekuenca televizive e mbushur me informacionet më të fundit nga vendi dhe nga bota. Thellimi i ngjarjeve kryesore me të ftuar në studio, kronika lidhje direkte nga terreni.

Me 8 moderatorë, në fasha të ndryshme kohore përgjatë transmetimit, Klan News, është strukturuar për të targetuar të gjitha shtresat e shoqërisë në ofrimin e informacionit, me aktualitetin e ditës dhe intervista në studio.

Në Klan News do të debatohet, analizohet dhe shoqërohet informacioni me kronika dhe reportazhe, mbi temat më të nxehta sociale, politike dhe ekonomike.

Gazetarët e redaksisë së Klan News nuk do të ndalen vetëm te raportimi i lajmit. Temat do të investigohen, ngjarjet e rëndësishme do të thellohen. Nuk do të mungojë evidentimi i personazheve të rëndësishëm, profili i të cilëve lidhet gjithnjë me aktualitetin.

Klan News si pjesë e platformës dixhitale të Tv Klan mund të ndiqet në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm kaq, mund të ndiqet në mbarë botën në telefon, tablet, apo Smart TV nëpërmjet aplikacionit Klani Im që sapo kaloi kufirin e 400 mijë shkarkimeve.

Shqipëria zë vendin kryesor në pajisjet që përdorin këtë aplikacion dhe pas saj vijnë shtetet me përqendrimin më të madh të komuniteteve të shqiptarëve si Italia, Greqia apo Gjermania.

Klan News stacioni i lajmit të fundit.

Tv Klan