Kampioni në fuqi Novak Xhokoviç shijoi një fitore pa shumë stres në raundin e parë të US Open. Xhokoviç i cili ka si synim të bëhet tenisti i parë që fiton 25 Grand Slame e mbylli ndeshjen në impiantin Arthur Ashe me një fitore 6-2 6-2 6-4 ndaj moldavit Radu Albot.
Numri dy i botës nuk kishte luajtur që pas fitimit të medaljes së artë në Paris 2024. Ai do të tentojë që të bëhet tenisti i parë që mbron titullin në US Open që nga Roger Federer në 2008.
Kjo është fitorja e 78 në turne të rëndësishëm për Xhokoviç, duket vendosur rekord. Arina Sabalenka e nisi garën e saj në US Open me një fitore 6-3 6-3 ndaj Priscilla Hon, me bjellorusen që luftoi fort duke festuar në fund në stadiumin Louis Armstrong.
Sabalenka, e cila një vit më parë ishte finaliste e turneut për femra dhe arriti në gjysmëfinale në 2021 dhe 2022, do të ndeshet me italianen Lucia Bronzetti në raundin e dytë.
Tv Klan