Kryeministri Edi Rama ka premtuar se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë doza masive vaksinash që mund të lejojnë një vaksinim masiv të popullatës. Rama në një deklaratë për mediat pasi pa nga afër procesin e vaksinimit në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, tha se  të hënën do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se procesi i vaksinimit pritet të shkojë sipas planit dhe do të ketë një sezon turistik më të lehtësuar.  

Do të shtrihet ditën e hënë nëntë gjithë Shqipërinë sipas njësive administrative, me shkollat që do të shërbejnë si qendër vaksinimi. Është një hap i madh përpara dhe unë kam shumë shpresë që më fund në ditët në vijim do të kemi një lajm të mirë për një sasi shumë të madhe. Kjo do të na ndihmojë që të kemi një sezon turistik me të lehtë se zakonisht”, u shpreh Rama.

Po ashtu pati një përgjigje për të rinjtë e PD që protestuan kur ai shkoi në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët, duke thënë se nuk ka ende vaksinë për tërbimin.

Vaksinën për të tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do na duhet të jetojmë me këtë tërbim. Ajo që ka rëndësi duhet të mundim kundërshtarin e padukshëm, por rëndësi ka që do mundim”, u shpreh Rama./tvklan.al