Manastriliu: Brenda 15 Marsit mbyllet vaksinimi i bluzave të bardha

Qeveria shqiptare ka marrë deri më tani nga kompania Pfizer 16,380 vaksina, prej të cilave janë administruar mbi 9100. Ndërkohë që 667 mjek dhe infermier kanë marrë dhe dozën e dytë. Këtë të enjte procesi i vaksinimit ka nisur edhe në Berat, ku i pranishëm ishte dhe kryeminsitri Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu.

 “Sot kemi filluar me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha, në polin tjetër të vaksinimit në Berat. Tashmë e kemi shtrirë tek mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, po përfundojmë spitalet dhe brenda 15 Marsit përfundojmë angazhimin tonë për vaksinimin e gjithë personelit mjekësor dhe vijojmë shtrirjen tek moshat e treta, mbi 80 vjeç, dhe kështu me radhë,” tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në periudhën e pranverës do të nisi fushata intensive e vaksinimit të popullsisë ndaj COVID19.

“Duhet të përgatitemi për të patur një rrjet kapilar, të përfshijmë edhe ushtrinë edhe studentë të infermierisë në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një peridhë vaksinimi intensiv dhe t’ja dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga efiçenca e bërjes së vaksinës”.

Në mbarë vendin janë 1100 vaksinatorë, ndërkohë që po trajnohen edhe 500 infermierë të tjerë për tu bërë pjesë e  vaksinimit, në mënyrë që të arrihet që vaksinimi i popullsisë të mbyllet për 14 muaj.

Klan News