Nis vaksinimi i operatorëve turistikë



Nis vaksinimi i operatorëve turistikë

15:43 17/04/2021

Rama: Radhën e kanë fasonet dhe transporti

Vaksinimi i operatoreve turistik kundër Covid-19 ka nisur nga Durrësi. Procesin e ndoqën nga afër kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Nga sot janë rreth 2000 punonjës të operatorëve turistikë që fillojnë vaksinimin në këtë fazë të parë sepse në vijim do të shtohen”.

Kreu i qeverisë kërkoi nga strukturave hoteliere të aplikojnë pranë Ministrisë së Turizmit, për t’u futur në radhë për vaksinimin antiCOVID.

“Qeveria është gati të vaksinojë të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar nga strukturat hoteliere të bregdetit, që janë ata që do të kenë edhe masën më të madhe te turistëve që do të presin, të cilët me këtë vaksinim më shumë për operatorët turistikë, japin një garanci më shumë për turistët, si hotele që janë COVID free, të lira nga COVID-i”.

Pas operatorëve turistikë në radhe për t’u vaksinuar do të jenë punonjësit e transportit.

Manastirliu bëri me dije se në qendrën e vaksinimit në Durrës janë vaksinuar mbi 20 mijë qytetarë dhe ndërkohë që janë mbi 314 mijë vaksinime të kryera në gjithë vendin.

Tv Klan







Të ngjashme