Rama: Mbrojtje për të gjitha gratë në fabrika

Punonjësit e fasonerive janë kategoria e radhës që i është shtuar listës së vaksinimit antiCovid-19. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e ketij procesi.

“Aktualisht kemi filluar vaksinimin sipas një liste, të cilën na e ka dhënë kryesia e gjithë fabrikave me materiale përpunuese. Janë rreth 60 mijë punonjës, por ne kemi vendosur kiteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë. Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqëndruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit”.

Kryeministri theksoi se të gjitha gratë që punojnë në fasoneri do të vaksinohen.

Që prej fillimit të vaksinimit deri më tani janë injektuar më shumë se  383 mijë doza të vaksinave të ndryshme antiCovid-19.

Aktualisht po vaksinohen personat mbi 60 vjec, punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe kategoria e re janë punonjësit e fabrikave me material porositësi, ku janë rreth mbi 60.000  të punësuar.

Tv Klan