Kombetarja e futbollit merr dozën e parë të vaksinës Pfizer

Italia është kombëtarja e parë që nis procesin e vaksinimit anti-Covid në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian të Futbollit. Të ndarë në dy grupe, 35 futbollistët e listës paraprake të trajnerit, Roberto Mancini morën dozën e parë në dy qendrat e vendosura për të injektuar vaksinën kundër koronavirus, në Romë dhe Milano. Kombëtarja italiane do marrë vaksinën Pfizer.

Vaksina, për momentin, do të jetë vetëm për lojtarët dhe jo për stafin e Mancinit. Në listën e hartuar nga trajneri Mancini nuk përfshihet emri i yllit të Romës, Nicolo Zaniolo, i cili aktualisht po rikuperohet pas këputjes së ligamenteve në këmbën e majtë, duke hedhur kështu pretendimet se mesfushori të mos jetë në Euro 2020. Kampionati Europian nis më 11 Qershor në stadiumin “Olimpico” në Romës me sfidën mes Italisë dhe Turqisë.

Klan News