Durrës, imunizohen edhe farmacistët dhe stomatologët e qytetit

Nis në Durrës procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 65 vjeç. Ata janë drejtuar për në çadrën e ngritur në qendër të qytetit e vendosur rishtazi.

Paralelisht imunizimi vijon edhe për farmacistët dhe stomatologët e qytetit. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik në Durrës, Aurora Hyka, ka patur edhe raste refuzimesh.

“Ka refuzime por ajo që shihet është që kërkesat vijnë shumë shpejt. Kemi pasur raste që i kemi pasur brenda ditës nga personat”, tha Hyka.

Disa prej personave nuk e kanë marrë dozën pasi janë infektuar me Covid-19.

“Mund të kemi pasur persona që mund të kenë qenë me Covid-19, asnjëri nuk mbetet i penalizuar për të mos aplikuar për vaksinën në moment”, u shpreh ajo.

Në Durrës deri tani janë vaksinuar mbi 13 mijë persona.

Klan News